Satelitët shqiptarë në hapësirë, Peleshi bën bilancin: Është risi me pak kosto! Po fuqizojmë mbrojtjen kibernetike

Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri sot një bilanc të punës në institucionit që drejtor për vitin që sapo lamë pas.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi pohoi se ka nisur ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë.

Peleshi e ka cilësuar si risi në pak kosto dhe shumë eficencë satelitët shqiptarë që ndodhen në hapësirë.

“Nisi ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO në Kuçovë. Në vitin që sapo lamë pas u nënshkrua kontrata e shërbimit Satelitor në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Një ngjarje tjetër me rëndësi është dhe rritja e pagave, historike doja të thoja, në masën 30%. Ushtarakët duhet të trajtohen me dinjitet. Ky vit, rekord i projekteve të modernizimit të FA me mbështetjen e SHBA. Nisi zbatimin projekti për ngritjen dhe fuqizimin e Njësisë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike Po ashtu përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG). Forcat e Armatosura do të ketë pjesë të saj sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger”. Nënshkruam marrëveshjen për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke ‘Bayraktar’. SHBA aktivizoi në Shqipëri Shtabin e Përparuar të Komandës së Forcave Speciale amerikane.”, tha Peleshi.

Arena e Lajmit

Satelitët shqiptarë në hapësirë, Peleshi bën bilancin: Është risi me pak kosto! Po fuqizojmë mbrojtjen kibernetike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook