VIDEO/ Kastrioti merr fitore dramatike me gol në minutën e 90, përmbys Kukësin në transfertë

Kastrioti ka mundur Kukësin në fushën e këtij të fundit me një sukses dramatik, të vendosur nga një gol në minutën e 90.

kukesi - kastrioti

Në një ndeshje shumë të luftuar, gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të takimit. Fillimisht ishin vendasit të cilët shënuan me Zivkoviç dhe u duk se morën frenat e lojës në dorë. Por barazimi i miqve me Prenkoçeviç bëri që verilindorët të linin hapësira të rrezikshme mbrapa për sulmet e ekipit mik. Nga një i tillë në minutën e 90, erdhi goli i Mehmetit me një goditje spektakolare nga jashtë zonës që përmbysi shifrat dhe i dha Kastriotit një fitore shumë të rëndësishme jashtë fushe. Ndërkohë, zhytet në krizë që në start skuadra e Kukësit e cila për të dytën ndeshje radhazi sheh t’i ikin nga duart pikë të rëndësishme.

KUKËSI 1-2 KASTRIOTI

61′ Zivkoviç / 69′ Prenkoçeviç, 90′ Mehmeti

KOMENTI LIVE:

90’+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 tw Kastriotit.

90′ GOOOL Kastrioti! Mehmeti gjen rrjetwn me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës.

87′ Në zhvillimin e një goditje këndi, topi shkon te Sh. Taipi i cili gjuan nga e djathta por çon topin në duart e Salit.

86′ Harkim i Lejton nga e majta, Zivkoviç nuk ia del të devijojë para Salit.

85′ Taipi ekzekuton një goditje dënimi nga distanca duke provuar direkt portën, sfera kalon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Salot.

82′ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Ndrecës e pastaj edhe Selmani për protesta.

82′ Arapi merr vendin e Prenkoçeviç në radhët e Kastriotit.

80′ Lojë e ndezur në këto minuta pasi ekipet janë të hapura në fushë dhe lejojnë shumë hapësira.

77′ Rami bllokon Haxhiun i cili kishte hyrë në zonë në krahun e djathtë.

76′ Stojanoviç largon në momentin e fundit topin përpara se të gjuante Zivkoviç duke evituar një moment të vështirë për Salin.

71′ Meksi lë fushën e lojës te verilindorët, duke i bërë vend Peposhit.

69′ GOOOL Kastrioti, miqtë barazojnë shpejt shifrat me një aksion te finalizuar nga Prenkoçeviç.

68′ Lëvizja e parë e pankinës krutane është e dyfishtë pasi hyjnë në lojë Greca dhe Marinaj.

66′ Rrëshqet Tafas dhe Hadani thuajse i merr topin gardianit që largon me vështirësi.

61′ GOOOL Kukesi. Verilindorët në avantazh me anë të Zivkoviç.

60′ Moraesh lë fushën e lojës në radhët e Kukësit duke i bërë vend Lejton.

59′ Zogaj është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

57′ Shpërthim i Prenkoçeviç në krahun e djathtë të sulmit krutan, ai kalon dy lojtarë dh nis sferën në qendër por mbrojtja kuksiane largon.

52′ Zivkoviç devijon me shpejtësi në qendër pas një topi nga e majta, sfera përfundon në duart e Salit.

47′ Kukësi shfaqet shumë agresiv që në start, duke kërkuar harkime nga krahët në qendër të zonës krutane.

46′ Fillon pjesa e dytë!

45’+2′ Mbyllet pa gola pjesa e parë!

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

45′  Aksion i gjatë i Ramit nga e majta teksa zhvendos lojën në krahun tjetër ku Kodra gjen të lirë Mehmetin. Por gjuajtja e këtij të fundit përfundon jashtë katërkëndorit të Tafas.

42′ Tentativë e Bek nga e majta, topi devijohet nga Tafas dhe përfundon jashtë.

39′ Gjuajtje e fortë e Gj. Taipit me të majtën nga jashtë zonës, Sali grushton dhe largon rrezikun.

35′ Harkim i rrezikshëm i Giasi drejt Zivkoviç në zonën e vogël, del portieri Sali dhe kontrollon me qetësi.

33′ I sapofuturi Taipi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

31′ Gega ndryshon duke larguar Hasajn për të aktivizuar Sh. Taipin.

28′ Pas zhvillimit të një goditje këndi, tipi shkon te Bek por që nuk devijon në portën e Tafas.

28’ Harkim nga e djathta i Karakaçit, mbrojtja e Kukësit largon me vështirësi.

25′ Kartoni i parë i verdhë i përket Karakaçit për faull në sulm të kapitenit të Kastriotit.

23′ Zivkoviç nis një harkim interesant nga e majta për Giasi i cili nuk ia del të del të devijojë me kokë para portës.

20′ Loja ndalet për pak çaste për një faull ndaj Ndrecës i cili ka nevojë për asistencë mjekësore. Për fat, lojtari kthehet në fushën e lojës pas pak minutash.

17′ Një top i nisur në zonë sjell një devijim të mbrojtësve të Kastriotit me topin që ndalet nga shtylla.

6′ Një goditje dënimi në zonën e Kastriotit krijon pak çaste paniku por krutanët largojnë sferën para se vendasit të gjuajnë në portë.

1′ Fillon takimi!

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI – Tafas; Haxhiu, Ferreira, Bytyçi, Ndreca; Moraesh, Gj. Taipi, Hasaj; Meksi, Zivkoviç, Giasi.Trajner:Skënder Gega.

KASTRIOTI –Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Prenkoçeviç; Xh. Mehmeti, Morbek, Zogaj.Trajner: Emiljano Çela.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

Asistent i parë – Alfred Shkreta (Tiranë)

Asistent i dytë – Feliks Kolleshi (Tiranë)

Arbitër i katërt – Daniel Vrapi (Tiranë)

VAR – Klodian Shahini (Durrës)

AVAR – Xhuljo Mani (Tiranë)

Arena e Lajmit


VIDEO/ Kastrioti merr fitore dramatike me gol në minutën e 90, përmbys Kukësin në transfertë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook