VIDEO/ “Pioli is on fire”, shihni festën epike në “San Siro” të lojtarëve dhe tifozëve për trajnerin pas derbit

Kori “Pioli is on fire” është kthyer në një nga më të famshmit në stadiume kur luan Milani. Tifozët ia kanë kushtuar këtë kor teknikut të kuqezinjve pasi i udhëhoqi drejt suksesit në Serinë A pas shumë vitesh.

pioli

Pas derbit të sotëm, ai nuk mund të mungonte në festën e lojtarëve dhe tifozëve kuqezi të cilët u përshëndetën në mbyllje të sfidës së fituar 3-2.

Lojtarët, pasi kryen xhiron e zakonshme të duartrokitjeve, u ndalën poshtë tribunës dhe rrethuan trajnerin e tyre, ndërsa nga altoparlantët e “San Siro” dëgjohej kënga “Freed from desire” nga e cila është shkëputur edhe refreni që u bë motiv për korin rreth Piolit.

Një festë që e përjetuan me entuziazëm lojtarët, tifozët por edhe vetë trajneri, siç shihet në videot e mëposhtme që kanë pushtuar rrjetin.

Arena e Lajmit


VIDEO/ “Pioli is on fire”, shihni festën epike në “San Siro” të lojtarëve dhe tifozëve për trajnerin pas derbit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook