Anulohet tenderi për Rrugën “Xhon Belushi” pas denoncimit të PD, reagon Këlliçi: Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona

Kellici Rruga Ok

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale duke njoftuar se është anuluar tenderi për rrugën “Xhon Belushi”, të cilin e kishin denoncuar më herët.

Ai thotë se ky ishte një tender fiktiv, dhe së bashku me deputeten Albana Vokshi kishin denoncuar bashkinë duke thënë se kishin nisur punimet në këtë rrugë, ende pa  përfunduar afati i tenderimit.

“Një fitore për Tiranën! Anulohet tenderi fiktiv për Rr. “Xhon Belushi”.
Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona.
Kurdo natën të hidhet asfalt elektoral, unë do të jem atje! Bashkë Tirana! Forca!”, shkruan Këlliçi.

Anulohet tenderi për Rrugën “Xhon Belushi” pas denoncimit të PD, reagon Këlliçi: Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook