Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me demokracinë shqiptare dhe ngjarjet politike të ndodhur ditët e fundit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fuga ka krahasuar demokracinë sipas filozofit francez Zhan Zhak Rusit, i cili thotë se politika duhet të jetë e drejtpërdrejtë, sepse ndrysh të zgjedhurit veç mund të çmenden.
Më tej ai ka shkruar se Kushtetuta e konsideron deputetin të papërgjegjshëm, pra që nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë dhe bën.
Postimi i Artan Fugës:
Para nja njëzet vjetësh, më ra në dorë një tekst i Zhan Zhak Rusoit, i cili theksonte se demokracia më e mirë është ajo e drejtpërdrejtë, sepse të zgjedhurit, veç të tjerash mund të çmenden. Çfarë ndodh pyeste ai nëse deputetët ose senatorët çmenden?
Atëherë nuk e kuptoja.
Por, sot qesh sepse kuptoj që ka shumë mundësi që një, dy, ose edhe disa deputetë njëherësh, larg qoftë mund të ndodhi që edhe një numur i madh prej tyre mund të çmenden!
Kudo mund të ndodhi mo!
Ikin mo nga fiqiri, njerëz janë!
Dhe nuk ka Zot që t’u thotë: Ore zotërinj, a jeni në rregull mo nga trutë?
Vetë Kushtetuta e konsideron deputetin të papërgjegjshëm, pra që nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë, bën, si deputet!
Të gjithë mbajnë përgjegjësi në detyrë, deputeti aspak! Ka votuar vetë për të qenë i papërgjegjshëm!
Sikur të mblidhen ta zemë shoferat e autobuzëve dhe të shpallin se shoferi i autobuzit nuk mban përgjegjësi për asgjë që bën kur drejton autobuzin!
Problemi është se ne nuk kemi asnjë dispozitë kushtetuese që na mbron në këtë rast: e frikshme joooooo?
Arena e Lajmit