EKSKLUZIVE/ “Aksi” Laç-Ballsh, zbulohen arbitrat e ndeshjeve të sotme në Kategorinë Superiore

Kategoria Superiore do të zhvillojë sot dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të edicionit të ri futbollistik 2022/2023.

superiore

Në orën 15:00 do të luhen dy takime, Bylis-Partizani në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh, dhe Laçi-Egnatia, në stadiumin e qytetit të Laçit.

“Panorama Sport”ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi në këto dy sfida.

Në duelin Bylis-Partizani arbitër kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, i mbështetur nga asistentët Ilir Tartaraj dhe Renato Malaj.

Arbitër i katërt pritet të jetë Laver Alla.

Në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR do të jetë Olsid Ferataj.

Në ndeshjen Laçi-Egnatia, arbitër kryesor do të jetë Olsion Yzeiraj, i mbështetur nga asistentët Nuri Rrapaj dhe Rejdi Zajimi.

Arbitër i katërt pritet të jetë Olti Cela.

Në VAR do të jetë Kreshnik Cjapi, ndërsa në AVAR do të jetë Orlando Kuka.

ARBITRAT E NDESHJEVE TË DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

BYLIS – PARTIZANI:

Arbitër kryesor –Juxhin Xhaja (Tiranë)

Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier)

Asistent i dytë –Renato Malaj (Vlorë)

Arbitër i katërt –Laver Alla (Lushnje)

VAR – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

AVAR – Olsid Ferataj (Patos)

LAÇI – EGNATIA:

Arbitër kryesor –Olsion Yzeiraj (Patos)

Asistent i parë –Nuri Rrapaj (Patos)

Asistent i dytë –Rejdi Zajimi (Tiranë)

Arbitër i katërt –Olti Cela (Lushnje)

VAR –Kreshnik Cjapi (Fier)

AVAR –Orlando Kuka (Tiranë)

– Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ “Aksi” Laç-Ballsh, zbulohen arbitrat e ndeshjeve të sotme në Kategorinë Superiore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook