Ndeshjet e javës së 6 në kampionatin e Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar skuadrën e Strugës si “superfuqinë” e këtij edicioni. Skuadra e drejtuar nga Zaharievski vazhdon të ecë e pagabueshme në start, duke regjistruar fitoren e 6 në po aq ndeshje të luajtura.
Suksesi i sotëm 3-0 ndaj Akademija Pandev erdhi falë golave të Shabanit, Ibraimit dhe Merxhanit, të cilët tundën rrjetën përballë një prej skuadrave e cila synonte që të rishte përsëri rivale për titull në këtë edicion.
Ndërkohë, kampionët në fuqi të Shkupit janë mundur përsëri, këtë radhë përballë Bregalnica, e cila triumfoi me shifrat 2-0. Ndalesë bëri edhe Shkëndija e Tetovës, e cila barazoi në shtëpi ndaj Makedonija GP dhe sheh diferencën me kreun të shkojë që tani në 7 pikë.
REZULTATET
Akademija Pandev-Struga 0-3
Bregalnica-Shkupi 2-0
FK Skopje-Pobeda 1-0
Shkëndija-Makedonija GP 1-1
Sileks-Tikves 3-2
Arena e Lajmit