Statistikat interesante të Bylis-Partizani/ Ballshiotët, kafshatë “e lehtë” për “demat”

Prej thuajse tri vitesh Bylisi është bërë një kafshatë e lehtë për Partizanin në ndeshjet direkte.

Bylis-Partizani

Të kuqtë në katër përballjet e sezonit 2020-2021, kur ballshiotët ishin pjesë e elitës, regjistruan një barazim pa gola dhe më pas tri fitore radhazi.

Fitorja e fundit e Bylisit ndaj Partizanit daton para rreth tri vitesh, saktësisht më 7 dhjetor të vitit 2019, kur mallakastriotët fitonin me shifrat 1-2, falë golave të Ndrecës dhe Guindos.

Në total Partizani dhe Bylisi janë ndeshur plot 28 herë. Ballshiotët kanë arritur të dalin të fituar në 8 raste, teksa Partizani në 10 ndeshje.

Po aq sfida janë mbyllur në barazim. Kështu, në total “demat” kanë një avantazh të lehtë falë ecurisë së mirë në sezonet e fundit. Gjithsesi, beteja e nesërme është një histori e re, ku vendësit do të synojnë minimalisht t’i ndalin kryesuesit.

Arena e Lajmit


Statistikat interesante të Bylis-Partizani/ Ballshiotët, kafshatë “e lehtë” për “demat”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook