VIDEO/ Vazhdon starti perfekt i Partizanit, Skuka mjafton për të mundur Bylisin dhe nisur arratinë

Partizani ka vazhduar ecurinë perfektë në startin e këtij sezoni, teksa ka mposhtur edhe Bylisin me rezultatin 1-0, për të vazhduar i qetë kryesimin e Superiores.

bandicam 2022-09-04 15-17-57-316

Në një duel shumë të ekuilibruar, diferencën e bëri një kombinim në një goditje dënimi, ku i zakonshmi Skuka finalizoi gjithçka me saktësi për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e cila më pas mbrojti me shumë rregull deri në fund për të siguruar tre pikët e radhës.

BYLIS 0-1 PARTIZANI
29′ Skuka

KOMENTI LIVE:

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+2’ Partizani vetëm largon topin në këto minuta me Bylisin që mundohet të harkojë në zonë për të gjetur lojtarë në zonë dhe devijimin e duhur.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

88’ Matondo merr një dëmtim pas një goditje të fortë që ndali. Ai provon të kthehet në fushë por nuk ia del e kështu lë skuadrën e tij me 10 lojtarë pasi të kuqtë kanë plotësuar zëvendësimet.

85’ Partizani kërkon penallti për një prekje topi me dorë në zonë, gjyqtari lejon lojën të vazhdojë dhe ia konfirmon edhe VAR.

84’ Partizani tashmë është i fokusuar thuajse vetëm për të mbrojtur këtë avantazh minimal dhe për të mos pësuar, duke rrezikuar vetëm me topa në thellësi për sulmuesit.

79’ Zëvendësim i dyfishtë te Bylis. Largohen Ruçi e Qoshku, për t’i bërë vend Lajthisë dhe Abazajt.

75’ Cvetanoski merr vendin e Carës në minutat e fundit të duelit.

68’ Dëmtohet portieri i Bylisit, Haremi, pas një përplasje në zonë. Gardiani nuk ia del dhe kështu në fushë hyn Teqja, lojtari i huazuar pak ditë më parë nga kryeqytetasit.

64’ Qardaku kalon me shpejtësi Bitrin në krahun e majtë dhe pastaj gjuan me të djathtën, por tentativa e tij në shtyllën e tyre përfundon jashtë,

63’ Rrapaj del nga fusha e lojës për t’i bërë vend Telushit.

62’ Kontroll i Skukës në zonë dhe gjuajtje me të majtën, por nuk ka koordinimin që duhet dhe Haremi kontrollon me lehtësi.

58’ Bën lëvizje edhe Bylisi, duke larguar Souza për të aktivizuar Kamara.

52’ Provon edhe Skuka nga e djathta me një gjuajtje të fortë që shkon lart mbi traversë.

51’ Harkim nga e djathta në zonë për Da Silvan, gjuajtja e tij me kokë devijohet mbi traversë.

50’ Buxhelaj i lë vendin Atanaskoskit në radhët e Partizanit.

48’ Damçevski lëshon një predhë nga distanca drejt portës së Partizanit, Rexhepi reagon dhe devijon sferën në fundore.

47’ Aksion i shpejtë i Da Silva në krahun e majtë, me brazilianin që arrin pranë portës por pastaj gjuan jashtë, i bllokuar nga Haremi.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te të dy ekipet.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Partizanit.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Qardaku gjen hapësirën për të gjuajtur dhe tenton portën në pozicion ballor, Sota bllokon goditjen e sulmuesit të vendasve.

41’ Presing i lartë i ballshiotëve të cilët fitojnë topin pranë zonës së Partizanit, Da Silva kthehet në zonën e kryeqytetasve për të ndihmuar dhe arrin të largojë topin.

38’ Pas golit të shënuar nga Partizani, ka qenë Bylisi i cili ka marrë plotësisht kontrollin e lojës duke vënë në vështirësi prapavijën e të kuqve, të kthyer me shumë forca mbrapa.

34’ Goditje dënimi për Bylisin, Qardaku harkon në zonë ku sfera devijohet, kalon gjithë pasqyrën e portës e pastaj shkon në fundore.

29’ GOOOL PARTIZANI! Da Silva ekzekuton me një skemë të zgjuar një goditje dënimi duke gjetur Skukën i cili gjuan në portë dhe kalon kryeqytetasit në avantazh.

26’ Duel mes Skukës dhe Lorran në zonë, sulmuesi i të kuqve rrëzohet dhe pretendon se është goditur me bërryl. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

23’ Da Silva ul mirë topin me kokë për Carën i cili gjuan por gjen të gatshëm Haremin.

20’ Tani është Ruçi i cili tenton të gjejë portën me një të djathtë në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.

19’ Qoshku del mirë në krah dhe hedh topin në zonë, Rexhepi kontrollon.

17’ Dy harkime të rrezikshme radhazi në zonën e Partizanit, Matondo dhe Bitri largojnë rrezikun duke mos lejuar sulmuesit e ballshiotëve që të gjuajnë në portë.

12’ Luftë e fortë në mesfushë nga të dy ekipet, shpeshherë duke ndalur aksionet edhe me faulle për të mos lejuar rrezikshmërinë e kundërshtarëve.

7’ Tenton edhe Bylisi të gjejë golin me anë të Qardakut nga e djathta, por ai nuk arrin të çojë sferën në katërkëndor.

3’ Karton i verdhë i menjëhershëm për Muratajn, i cili ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Qoshkut.

2’ E pabesueshme ajo që gabon Skuka. Sulmuesi niset i vetëm në të djathtën, kalon edhe portierin por i jep topit më shumë para se sa duhet dhe e dërgon në fundore pa arritur ta gjuajë në rrjetën e boshatisur.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

BYLIS –Haremi; Trumçi, Damçevski, Loran, Qardaku; Maçolli, Ruçi; Qoshku, Antoni Beji, Soza; Kaçorri.
Trajner:Arian Bellai.

PARTIZANI – Rexhepi; Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj; Rrapaj, Murataj, Matondo; Da Silva; Cara, Skuka.
Trajner: Xhovani Kolela.

GJYQTARET E NDESHJES –

Arbitër kryesor –Juxhin Xhaja (Tiranë)

Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier)

Asistent i dytë – Renato Malaj (Vlorë)

Arbitër i katërt –Laver Alla (Lushnje)

VAR –Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

AVAR –Olsid Ferataj (Patos)

302883170_1758117867898973_3133420508372329524_n

Arena e Lajmit


VIDEO/ Vazhdon starti perfekt i Partizanit, Skuka mjafton për të mundur Bylisin dhe nisur arratinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook