Sulmuesi 16-vjeçar i Palmeirasit, Endrik Felipe, vazhdon të shkëlqejë në Brazil, duke marrë një vëmendje të madhe nga klubet e njohura europiane.
Në garë për të kanë hyrë menjëherë Reali i Madridit dhe Barcelona, të cilat janë gati të bëjnë çmos për ta pasur atë në skuadër.
Endrik ka një kontratë deri në vitin 2025 me Palmeirasin me një klauzolë prej 60 milionë eurosh, por gjithsesi klubi brazilian nuk kërkon që ta shesë në Spanjë sulmuesin e talentuar.
Arsyeaj është ekonomike, pasi një klub brazilian duhet të paguajë 15% taksë të shumës bruto nëse transferon një lojtarë në Spanjë dhe meqë Paslmeirasi nuk po kalon një periudhë të mirë ekonomike, nuk do që të humbasë asnjë qindarkë nga Endrik.
Arena e Lajmit