Çuçi takohet në Romë me homologun italian: Gati marrëveshja, akademia e Sigurisë do të binjakëzohet me akademinë italiane

95bfd3b9 9d25 4912 Ad0e 4c1bbd6de617

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet në Romë për një vizitë zyrtare.

Ai është takuar me homologun italian, Matteo Piantedosi me të cilin rikonfirmoi edhe njëherë bashkëpunimin e ngushtë që dy vendet tona kanë në të gjitha fushat, veçanërisht në luftën kundër krimit dhe çështjeve të sigurisë.

“Vetëm përgjatë dy viteve të fundit policitë tona janë përfshirë në 52 skuadra të përbashkëta hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, shprehet Çuçi.

Më tej ai tregon se do të nënshkruhet një marrëveshje binjakëzimi mes Akademisë së Sigurisë në vendin tonë dhe akademisë italiane të formimit të punonjësve të policisë. Ky zhvillim thekson ministri Çuçi, është një projekt shumë premtues për të rritur profesionalisht trupën tonë policore.

“Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, kontrabandimit të klandestinëve dhe sigurinë kibernetike. E falënderova në mënyrë të veçantë për mbështetjen e vijueshme e të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e pakthyeshme të integrimit në BE”, shprehet ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Arena e Lajmit

Çuçi takohet në Romë me homologun italian: Gati marrëveshja, akademia e Sigurisë do të binjakëzohet me akademinë italiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook