Xherri Kardinale, pronari i ri i Milanit, nuk mund ta niste më mbarë se kaq epokën e tij kuqezi. Pas zyrtarizimit të blerjes së klubit, derbi ishte ndeshja e parë dhe paraqitja e dhuruar nga skuadra e në fund rezultati ishin kënaqësitë e para të amerikanit, që ishte i pranishëm në shkallët e “San Siro”-s për të ndjekur nga afër ndeshjen.
Kardinale ama, nuk e ka lënë me kaq dhe ka kërkuar të transmetojë qëndrimin e tij pranë skuadrës edhe dje, një ditë pas përballjes me Interin. këtë qëllim ka pasur vizita në qendrën stërvitore, ku skuadra ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e së martës në Champions League ndaj Salcburgut, ashtu si edhe urimi për trajnerin, stafin dhe lojtarët për tri pikëte marra ndaj zikaltërve.
“Jeni si LeBron Xhejmsi”, ka qenë fraza që ka filtruar nga biseda e Kardinales me organikën kuqezi, me pronarin që më pas ka pasur edhe një takim me kryesuesit Maldini e Masara.
Arena e Lajmit