Në 5 ndeshje në kampionat, 3 fitore, 0 barazime dhe 2 humbje, pikërisht me konkurrentët direkt ndaj Lacios me rezultatin 3-1 dhe me Milanin me shifrat 3-2.
E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ngre alarmin sa i përket alternativave, duke cituar dhe transferimin e bujshëm të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani te zikaltërit në merkaton e verës.
Media e njohur italiane deklaron se erdhi për të bërë zëvendësuesin e Marselo Brozoviç, por për të ka pasur vetëm 24 minuta hapësirë për këto 5 ndeshje.
Më pas “La Gazzetta dello Sport” analizon situatën edhe të Raul Belanovës, i cili erdhi nga Kaljari, por ai mund të luajë mjaft mirë edhe në korsinë e majtë duke parë konkurrencën e fortë që ka me Denzel Dumfris në të djathtë.
Henkrik Mikitarjanin media italiane e cilëson si liderin klasik të heshtur, i cili sapo u aktivizua në derbi i solli Interit qetësinë e munguar prej shumë minutash.
E përditshmja sportive italiane analizon edhe Andre Onanën, i cili për tifozët u cilësua si portieri numër një për këtë sezon, por deri më tani nuk ka pasur asnjë minutë.
– Arena e Lajmit