Nuk “ngopet” me triumfin në derbi, titullari i Milanit bëhet gati për Champions-in: Duam sukses dhe aty, Kesin e kam harruar prej…

Ndër më të mirët në fushë për Milanin nga ata që nuk shënuan. Ismael Benaser po udhëheq skuadrën duke rezultuar njeriu kyç.

benaser

Lidhur me ecurinë e tij, algjeriani u shpreh: “Në fushë duhet të rritem akoma, por jam duke mësuar. Tani është e vërtetë që kam fituar pak më shumë përvojë. E njoh më mirë skuadrën, stafin, tifozët… Ndihem vërtet mirë. Mendoj se shpirti ynë ka ndryshuar shumë gjëra, është forca jonë. Kemi kaq shumë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe ndihemi më të fortë”.

Nesër kuqezinjtë do të sfidojnë Salcburgun në Champions. Mesfusha e Milanit duhet të bëjë një tjetër sakrificë dhe Benaser gjen te Tonali partnerin ideal.

“Një lojtar si Kesi sigurisht që mungon, por ky është futbolli. Kur dikush ikën, duhet të bësh gjithçka për ta bërë që të harrohet. Me Tonalin po bëjmë mirë, por mund të bëjmë edhe më mirë. Pas kësaj fitoreje jemi gati për Championsin. Është një turne i nivelit tjetër”, përfundoi numri 4 kuqezi.

Arena e Lajmit


Nuk “ngopet” me triumfin në derbi, titullari i Milanit bëhet gati për Champions-in: Duam sukses dhe aty, Kesin e kam harruar prej…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook