Radhë të gjata në doganën e Bllatës, dibranët zgjedhin Maqedoninë e Veriut për të bërë pazaret e shtëpisë dhe mbushur makinat me karburant

54545454578787

Fundjava ka shënuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar mes vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut në Bllatë të Dibrës.

Dhjetëra automjete kanë pritur me orë për të kaluar në shtetit fqinj dhe sipas drejtuesve të mjeteve nuk kanë një shpjegim për vonesën që është krijuar.

Gazetari Enver Doçi bën me dije për BalkanWeb se radha e automjeteve ka shkuar deri në 2 kilometra në anën shqiptare, pasi nga pala maqedonase nuk ka vonesa.

Fundjavat shënojnë një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve nga Dibra dhe Bulqiza drejt shtetit fqinj.

Banorët e këtyre dy zonave shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe blejnë produkte për konsum dhe furnizohen me karburant për shkak se çmimet janë shumë më të ulta se në vendin tonë.

Radhë të gjata në doganën e Bllatës, dibranët zgjedhin Maqedoninë e Veriut për të bërë pazaret e shtëpisë dhe mbushur makinat me karburant

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook