“Spiuni i Çeferinit” kundër “vrasësit të Champions-it”, vëmendjen te sfida PSG-Juve e merr përballja e presidentëve

Sfida midis PSG-së dhe Juventusit nuk do të luhet vetëm në fushë, por edhe në tribunën kryesore, aty ku do të jenë përballë Anser Al-Khelaifi dhe Andrea Anjeli.

al khelaifi anjeli

Të dy presidentët e dy klubeve gjigante në Europë, kanë pasur një situatë të tensionuar me njëri-tjetrin për shkak të Super Ligës. Të dy ata kanë sulmuar shpesh njëri-tjetrin me deklarata në media të ndryshme dhe ky duel duket se do t’i vendosë dhe njëherë përballë njëri-tjetrit.

Anjeli e quajti sheikun e PSG-së spiunin e Çeferinit, ndërsa Al-Khelaifi e cilësoi si një vrasës të Champiosn-it.

Gjithsesi, ende nuk ka asnjë lajm nëse të dy ata do të vihen përballë njëri-tjetrit në tribunë, pasi nuk dihet nëse Anjeli do të udhëtojë drejt Parisit për të ndjekur ndeshjen.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook