Artur Melo ishte një lëvizje surprizë drejt Liverpulit, me mesfushorin brazilian që nis kështu një aventurë të re në Angli.
Ai erdhi në formën e huazimit dhe së fundmi Juventusi i ka paraqitur klubit anglez klauzolën që duhet të paguajë për ta bërë 199% një lojtar të Liverpulit.
37,5 milionë euro kërkon “Zonja” verën e ardhshme për kartonin e brazilianit, por për klubin e Premier Ligës duket një shumë e madhe.
Kështu, Liverpuli i ka paraqitur Juventusit kërkesën për dy vite huazim dhe të drejtën e blerjes ta ushtrojë pas kësaj periudhe, me pretendimin që shuma e kërkuar nga bardhezinjtë do të ulet.
Nga ana tjetër, Artur ka pranuar që të jetë pjesë e Liverpulit për një kohë të gjatë, duke kërkuar që të mos rikthehet sërish te Juventusi.
Arena e Lajmit