“Jemi ndërtuar për kampionë”, Murataj: Ky mund të jetë viti ideal për Partizanin

Valentino Murataj u rikthye si “ish” në stadiumin “Adush Muça”, aty ku ka debutuar që në moshën 15-vjeçare, por edhe ku mbajti shiritin e kapitenit para se të shitej te Partizani. Dje mesfushori ishte nga më të lëvizshmit në fushë. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, ai analizon fitoren në Ballsh, teksa ndër të tjera flet edhe për synimet e Partizanit.

Murataj

“Ishte një ndeshje e fortë me një kundërshtar shumë të vështirë në fushën e vet, që kishte bërë mirë në dy ndeshjet e para. Ne e kishim vlerësuar dhe trajneri na porositi që të bëjmë maksimumin ndaj Bylisit, sapo të fillonte sfida. Me pak fat, ne fituam dhe rëndësi kanë pikët që ne morëm, sepse na vlejnë për vazhdimësinë. Por për të ardhmen, ne duhet që të bëjmë më shumë, sepse kampionati sa vjen e bëhet më i vështirë. Ekipet futen në ‘shina’ për synimet e tyre. Kështu që mobilizimi duhet që të jetë dyfish. Mbi të gjitha ne duhet që të ndiejmë peshën e fanellës”, tha fillimisht Valentino

Murataj, një nga titullarët e të kuqve. Më pas, i pyetur se çfarë mund të bëjë Partizani që të dalë kampion, Murataj tha: “Ky mund të jetë viti ideal, por duhet që në çdo ndeshje të jemi me ‘këmbë në tokë’ dhe të bëjmë maksimumin. Ekipi është ndërtuar për titull, ne jemi Partizani dhe shpresoj shumë që ky të jetë viti ideal që ne të ngremë trofeun. Shpresoj shumë që t’ia dalim. Me kontingjentin që ne kemi dhe me punën e mirë që bëhet në klubin tonë, do të jemi një skuadër akoma më e fortë dhe më e konsoliduar”, përfundoi Murataj.

Arena e Lajmit


“Jemi ndërtuar për kampionë”, Murataj: Ky mund të jetë viti ideal për Partizanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook