“Kanë thyer protokollin e VAR-it”, Lorenc Jemini tregon rastin e çuditshëm në Superiore: Vetëm te ne mund të ndodhë kjo

Ish-gjyqtari ndërkombëtar Lorenc Jemini, ka shpjeguar se në javën e fundit në Superiore ka ndodhur një rast shumë i veçantë ku është thyer në mënyrë të dukshme dhe të pashpjegueshme protokolli i VAR-it. Ai tregoi në “Procesi Sportiv” se si gjyqtarët në ndeshjen Erzeni-Teuta kishin bërë gjithçka gabim duke u anuluar gol shijakasve.

bandicam 2022-09-05 23-54-44-699

“Gjyqtarët shqiptarë e kanë filluar sezonin të përgjumur se kanë qenë tre muaj pushim por për fat të mirë u ka ardhur në ndihmë VAR-i. Përveç një rasti që ka ndodhur para dy ditëve dhe është rast flagrant se ka thyerje të protokollit të VAR.

Flas për golin e anuluar për pozicion jashtë loje që mendoj se nuk është. Por protokolli e ka të qartë situatën, kur rastet nuk janë të dukshme, duhet të lejohet aksioni deri në fund. Ne rastin konkret ka ndodhur çudi që vetëm te ne mund të ndodhë që gjyqtari anësor ngre dorën dhe gjyqtaria i bie bilbilit menjëherë.

Edhe po të shënohet gol, rënia e bilbilit i preu rrugën VAR-it dhe ndërhyrjes së tij, se VAR nuk ndërhyn për ngjarje që ndodhin pasi ka rënë bilbili. Ka faj asistenti dhe pastaj kryesori që mund ta injorojë, pasi duhet ta rishikojë VAR-i. Edhe kur asistenti ngre flamurin, e kur kryesori është i bindur për pozicion, ai duhet të vazhdojë lojën, duke injoruar asistentin, sidomos tani që është VAR. Nëse do të lejonte këtë rast, do të merrej shembull”, tha Jemini.

Arena e Lajmit


“Kanë thyer protokollin e VAR-it”, Lorenc Jemini tregon rastin e çuditshëm në Superiore: Vetëm te ne mund të ndodhë kjo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook