“Porti i Durrësit, vjedhja më e madhe e pasurisë publike”, Bylykbashi: Më 14 maj do i japim përgjigjen ‘klikës grabitqare’

30e89c0f F3ad 4141 A07b 2a9365207237

Nënkryetari i PD-së, deputeti Oerd Bylykbashi duke iu bashkuar mesazheve në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të degës së selisë blu në Durrës, tha se nga ky qytet fillon fitorja e opozitës më 14 maj.

Sipas tij në këto zgjedhje opozita do i japë përgjigje qeverisë së korruptuar.

“Durrësi në kthetrat e qeverisjes socialiste, në një grabitje masive 23-vjecare. Durrësi simbol që tregon se kur qeveris keq një qytet si përfundon. Nuk i ofron më të rinjve asgjë e largohen. Detyrë e madhe e jona ti përgjigjemi një sfide të jashtëzakonshme. Grabitja e Portit nuk është thjesht akti i radhës korruptiv por vjedhja më e madhe e pasurisë publike që i bëhet shqiptarëve. Të mobilizohemi për t’i dhënë përgjigje kësaj. Nuk mund të presim verdiktin nga gjykatat që ka në kontroll Rama. Më 14 maj me Igli Carën që e kemi zgjedhur të na përfaqësojë në këtë sfidë të madhe, jam i sigurt që të gjithë do i japim përgjigjen kësaj klike grabitqare e do kthejmë mirëqeverisjen me mesazhin që nga Durrësi fillon fitorja.”, pohoi Bylykbashin.

“Porti i Durrësit, vjedhja më e madhe e pasurisë publike”, Bylykbashi: Më 14 maj do i japim përgjigjen ‘klikës grabitqare’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook