Paolo Maldini mendon të sjellë Milanin me këmbë në tokë. Përpos ecurisë në Serinë A apo edhe suksesit në derbi. Lidhur me ambiciet, drejtori kuqezi është shprehur:
“Sezoni i kaluar ishte triumfal dhe ne e shijuam atë që ndërtuam. Nuk synohej në një vit në të cilin të gjithë dhamë më të mirën dhe për disa javë u zhdukëm, të fitonim, por ne donim të përpiqeshim të ruanim nivelin dhe të përmirësonim objektivat. Titulli ishte një provë që ia dolëm mbanë, por nuk duhet të kënaqemi me kaq. Rritja duhet të vazhdojë”. Një tjetër aspekt i fjalës së legjendës ishte ardhja e pronarëve të rinj në krye të Milanit. Për Xherri Kardinalen dhe synimet e tij, Maldini deklaroi: “Ndjenja e parë, duke folur me ta, është se besojnë në një vazhdimësi të projektit. Na e pranuan vetë, tani për tani na e kanë treguar dhe sigurisht që do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me fakte. Projekti do të vazhdojë. Do të jetë një projekt i qëndrueshëm, pa borxhe të mëdha, duke bërë gjërat që mund të bëhen.
Nuk do të shkojmë përtej mundësive tona. Mendoj se është logjike për ata që menaxhojnë një kompani në përgjithësi, nuk e kuptoj pse nuk duhet të jetë një teori e vlefshme edhe në futboll”. Nuk mund të mungonte edhe një koment për investimin më të rëndësishëm të verës kuqezi. Sharl de Ketelare është i rrethuar nga pritshmëri në ekipin e ri. “De Ketelare ka pasur eksperiencë në Champions dhe për mua është një lojtar klasi. Trajneri do t’i ketë bërë këto përllogaritje në liri të plotë dhe më pas është në dorë të Sharlit që të na tregojë se sa vlen. E ka bërë në kampionat e mund ta bëjë edhe në Champions”, përfundoi Maldini.
Arena e Lajmit