“Rëndësi kanë pikët”, Dede: Më shqetëson loja e Dinamos pas golave

Pas ndeshjes, trajneri i Dinamos, Nevil Dede, theksoi për “Panorama Sport” se rëndësi ka fitorja, por pranoi se e shqetëson loja e skuadrës pas avantazhit të dyfishtë.

NEVIL DEDE

“Tri pikët gjithmonë të gëzojnë dhe të japin entuziazëm për të vazhduar punën. Shpërdoruam shumë në këtë ndeshje. E interpretuam mirë pjesën e parë, patëm disa probleme, duke ditur që është ndeshja e parë, tifozët, rezultati… Ka nisur gara dhe e prisja një interpretim të tillë në momente të caktuara, ka nxitim apo stres në zotërimin e topit. Ajo që nuk më la shije të mirë është se pas shënimit të golit të parë duhej të ishim shumë më të qetë, duhej të bënim më mirë. Ndoshta çunat që u futën në pjesën e dytë nuk e kapën ritmin e duhur. Ra pak loja në fund, por është vetëm fillimi, kanë rëndësi pikët.

Ngritje zëri? Patjetër do të ketë, kur dikush gabon në zgjidhjet e situatave. Skënderbeu? E rëndësishme është që shkojmë në një stadium, ku luhet futboll. Do të mundohemi për të bërë më të mirën. Ndërrimet ishin taktike, nuk doja që lojtarët të konsumoheshin shumë. Kemi konkurrencë të madhe në skuadër, ndoshta mund të fusja Kasmollarin apo Jakun, që mund të kishin një motiv më shumë. Të gjithë duhet të kuptojnë se në profesionalizëm duhet të japësh më të mirën, që të marrësh më të mirën. Nëse nuk jep më të mirën, askush nuk luan, sado të madh ta ketë emrin”, – deklaroi Dede.

Arena e Lajmit


“Rëndësi kanë pikët”, Dede: Më shqetëson loja e Dinamos pas golave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook