Sulmi në Dnipro të Ukrainës, reagon ministrja Xhaçka: Komanda ruse të mbajë përgjegjësi. Taktikat e tyre, terroriste

Dfghdfghdfgh

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka me anë të një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, në qytetin e Dnipros ku një bllok apartamentesh u godit nga raketat.

Xhaçka shkroi se ky është një tjetër krim i urryer lufte nga Rusia, strategjitë e së cilës në Ukrainë e cilësoi si më ë ngjashme me ato të një organizate terroriste sesa të një vendi modern.

“E tmerruar nga numri i të vdekurve nga 🇷🇺sulmi me raketa kundër një blloku apartamentesh në #Dnipro . Një tjetër krim i urryer lufte nga një Rusi, strategjitë dhe taktikat e së cilës në #Ukrainë janë më të ngjashme me ato të një organizate terroriste sesa ato të një vendi modern dhe anëtari i përhershëm i #KBKB

Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që i gjithë zinxhiri i komandës ruse të mbahet përgjegjës për këto krime barbare. Ne qëndrojmë me #Ukrainën”, shkroi ajo në Twitter.

Sulmi në Dnipro të Ukrainës, reagon ministrja Xhaçka: Komanda ruse të mbajë përgjegjësi. Taktikat e tyre, terroriste

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook