Mbrëmjen e djeshme në Lundër janë shënuar të shtëna me armë.
Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se gjatë natës në fasadën e katit të tretë të një ndërtese të pabanuar, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.