Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar gjendjen ku ndodhet sot Njësia Bashkiake Nr.9, të cilën e ka quajtur si një tjetër zonë të lënë në harresë prej 8 vitesh nga Bashkia Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi ka shkruar se uji në rrugën “Eshref Duka” ka rritur në pragun e shtëpive të qytetarëve të cilët dhe të lëvizin me çizme.
Po ashtu ai ka publikuar një video në rrugët e njësisë, të cilat janë të mbushura me ujë.
Postimi i Tedi Blushit:
Sot në Njësinë Bashkiake Nr.9, në Rrugën “Eshref Duka”, një tjetër zonë e lënë në harresë prej 8 vitesh nga Bashkia e Tiranës.
Uji u ka arritur qytetarëve në pragun e shtëpive, që edhe në këtë me diell, u duhet të dalin nga banesat me çizme.
Kjo është Tirana e vërtetë, përtej fasadave dhe reklamave që shet Erion Veliaj!
Në 14 Maj Tirana do ta ndëshkojë me votë
Arena e Lajmit