Rino Gatuzo nuk ka kursyer lëvdatat dje për kapitenin e Valencias, Toni Lato. Ai arriti deri aty sa në konferencë për shtyp të deklaronte se uronte që vajza e tij 18-vjeçare të gjente një burrë si mbrojtësi 24-vjeçar spanjoll.
Fjalë të cilat kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe që kanë vënë në siklet edhe vetë futbollistin. Ai është ngacmuar pas ndeshjes së djeshme në kampionat rreth kësaj teme dhe shihej qartësisht që ishte në vështirësi të dukshme për t’iu përgjigjur mesazhit të Gatuzos.
“Nuk di çfarë të them. Jam shumë i lidhur me trajnerin tonë por… unë e kam një të dashur”, tha mbrojtësi, dukshëm në siklet, mes të qeshurave dhe të gazetarëve që i kishin bërë këtë pyetje pas sfidës që skuadra e tij fitoi me shifrat 5-1 ndaj Getafe ku ai shënoi një supergol për t’i dhënë avantazhin ekipit.
@tonilato se pone colorado cuando le preguntamos por la frase de Gattuso 🫣
😂“No sé que decir……..Le tengo mucho cariño al mister…..PeroYo tengo mi pareja”
Maestro. pic.twitter.com/sFQfBn60Eo
— Nacho Sanchis (@sanchis14) September 4, 2022
Arena e Lajmit