Vieri nuk përmbahet më: Juventusi i Alegrit është një asgjë, shumë e shëmtuar për t’u parë në TV

Kristian Vieri prej shumë kohësh kritikon Juventusin dhe mënyrën se si luan nën drejtimin e Masimiliano Alegrit. Por sot, në “Bobo TV” ai ka bërë të qartë se tashmë edhe epitetet për mënyrën e lojës të skuadrës bardhezi i kanë mbaruar.

vieri-1-scaled-e1592221803973

“Sinqerisht, nuk di çfarë të them. Juventusi i Alegrit është një asgjë aktualisht, shumë e shëmtuar për ta parë në TV. Që nga janari i kanë blerë Vlahoviç, Di Maria, Pogba, Kostiç, Milik, Bremer…

Çfarë duhet të bëjnë më shumë drejtuesit? Juventusi ka gjithçka për të bërë mirë, por duket sikur skuadra nuk ka dëshirën për të kaluar gjysmëfushën. Për të mos folur pastaj për komunikimin pas ndeshjeve, i turpshëm. Fiorentina e dominoi”, theksoi ish-sulmuesi italian i cili në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e bardhezinjve duke shënuar 8 gola në 23 ndeshje.

Arena e Lajmit


Vieri nuk përmbahet më: Juventusi i Alegrit është një asgjë, shumë e shëmtuar për t’u parë në TV

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook