Bellai me dy “armë” më shumë për sfidën e radhës, blerjet e verës gati të debutojnë me Bylisin

Bylisi pësoi humbjen e parë në kampionat, pikërisht në javën e tretë ndaj Partizanit në stadiumin “Adush Muça”. Disfata i dëshpëroi të gjithë, që nga presidenca, stafi dhe sidomos tifozët.

bylis-1-770x470

Mallakastriotët humbasin disi terren në tabelën e renditjes, në një kohë që gara sa vjen dhe vështirësohet.

Ekipi sot do të zbresë në fushë, ku fillimisht do të zhvillohet analiza e disfatës në shtëpi, ndërsa më pas do të nisin edhe përgatitjet anti-Laçi, një ndeshje që do ta zhvillojë të dielën në transfertë.

Trajneri Arian Bellai do të ketë gati edhe dy nga afrimet e fundit të merkatos, prej të cilëve pritet shumë. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Riste Karakamishev, si dhe sulmuesin Çarls Atshimene.

Të dy e ndoqën nga tribuna sfidën ndaj Partizanit, ndërsa tashmë kanë nisur nga puna për të kapur kohën e humbur dhe për t’u bërë “një” me pjesën tjetër të skuadrës.

Ndërkohë, krahasuar me Bylisin e dy sezoneve më parë në elitë, skuadra e këtij kampionati ka dy pikë më shumë.

Bylisi në tri ndeshjet e para në sezonin 2020-2021 kishte vetëm dy pikë, kur barazonte me Laçin në “Adush Muça” dhe më pas 2-2 në Fier me Apoloninë, ndërsa mundej në vijim nga Skënderbeu.

Në tri ndeshjet e para të këtij kampionati, skuadra mallakastriote ka 2 pikë më shumë, pasi ka fituar të parën me Kastriotin në Ballsh dhe barazoi në Durrës 1-1 me Teutën.

Në të njëjtën kohë me përgatitjet e ekipit të parë, ballshiotët po stërviten edhe për sezonin e ri me skuadrën U-21.

Bylisi është dy vite radhazi kampion kombëtar, ndërsa edhe këtë sezon politikat e klubit sigurisht që nuk kanë lënë pas dore të rinjtë. Janë shumë lojtarë të talentuar, vendës dhe të huaj, që pritet të jenë edhe nën vëzhgimin e stafit të skuadrës së parë.

Në të tilla kushte, ballshiotët do të kërkojnë që ta nisin si kampionë ndaj Tiranës nesër në kryeqytet për kampionatin U-21.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Bellai me dy “armë” më shumë për sfidën e radhës, blerjet e verës gati të debutojnë me Bylisin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook