Çmontimi i kamerave në Shkodër, Berisha: ‘Syri i Cikllopit’ ndjek qytetarin. Policia bën të paditurin ose bashkëpunon me krimin!

Sali Berisha983

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të mosfunksionimit të shtetit.

Ndërsa u ndal tek rasti i Shkodrës ku u ç’montuan 21 kamera të vendosura në shtylla elektrike nga grupe kriminale për të ndjekur lëvizjet e policisë, tha se qytetarët janë vendosur në Syrin e Cikllopit dhe se policia bën rolin  bashkëpunëtorit ose bën sikur nuk di gjë.

“Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash nga organizata kriminale është dëshmia e gjithë fuqisë së mafies në këtë vend. Jo vetëm Shkodra, por kështu është çdo pjesë territori i këtij vendit. Nga Levani ju kapin kamera, Në Elbasan.

Shkoni në Korçë, kudo, ‘Syri i Cikllopit’ ndjek qytetarin dhe policia bën ose bashkëpunëtorin ose të paditurin. Denoncojnë në emër të PD mafien shtetërore si kërcënim për shqiptarët, Ballkanin dhe Eropën. Rama e ka shndërruar Shqipërinë në eksportues kryesor të krimit në Europë të pasigurisë. E shpall publikisht para shqiptarëve se zero tolerancë ndaj krimit do të jetë alternativa  e PD dhe opozitës.”, ka thënë Berisha,.

Arena e Lajmit

Çmontimi i kamerave në Shkodër, Berisha: ‘Syri i Cikllopit’ ndjek qytetarin. Policia bën të paditurin ose bashkëpunon me krimin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook