FOTO/ Sulmi me armë në drejtim të Top Channel, ky është punonjësi i sigurisë që humbi jetën

Pale Kola

Personi që shihni në foto është Pal Kola, i cili mbeti i vrarë fatkeqësisht gjatë sulmit me armë në drejtim të televizionit Top Channel. BalkanWeb ka siguruar foton e të ndjerit, i cili ishte punonjës sigurie.

Viktima banonte në zonën e Sharrës dhe kishte 6 muaj që kishte filluar punë në Top Channel. Ndërsa me origjinë ishte nga Puka. Burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb”, se dy kamera sigurie kanë filmuar qartësisht të gjithë momentin e atentatit.

Bëhet fjalë për një kamera të subjektit Top Channel dhe një kamera tjetër vetëm pak metra metra më tej.
Gjithashtu mësohet se autorët përdorën një automjet tip Range Rover të vjedhur që u dogj në Kavajë pas ngjarjes. Po të njëjtat burime sqarojnë se një roje në zonën ku është djegur automjeti, ka parë 4 persona që largoheshin vetë 23 sekonda pas vënies së zjarrit, makinës dhe dyshohet të jenë larguar me dy makina të ndryshme, përkatësisht një BMW e zezë dhe një Audi gri.

Arena e Lajmit

FOTO/ Sulmi me armë në drejtim të Top Channel, ky është punonjësi i sigurisë që humbi jetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook