Kapelo “i thur elozhe” yllit të Milanit: Golat e Leaos vlejnë çmimin e biletës

Ditë lavdie për Rafael Leaon. Elozhet e fundit në rend kohor i vijnë nga Fabio Kapelo. Në një deklaratë për “Sportmediaset”, ish-trajneri i Milanit, Juves dhe Realit, ndër të tjera, ka thënë:

LEAO

“Ajo që bëri në golin e dytë që shënoi gjatë derbit, vlen biletën e ndeshjes. Ai bën një ndryshim të drejtimit me topin e ngjitur në këmbë. Ishte diçka e pabesueshme, kur Leao niset dhe lë pas rivalët. Ai bën çdo gjë me harmoni e duket sikur nuk ka vështirësi. Estetikisht është edhe i bukur për të parë kur bën të tilla lojëra.

Zoti e ka bekuar me një talent të jashtëzakonshëm, sepse mund të shpikë lëvizje unike dhe të shënojë gola. Fakti që shokët e ndihmojnë dhe e durojnë qëndrimin e tij, është një gjë e bukur. Me shpejtësinë, teknikën dhe potencialin që ka, Leao mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.”

Arena e Lajmit


Kapelo “i thur elozhe” yllit të Milanit: Golat e Leaos vlejnë çmimin e biletës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook