KOMBËTARJA E FEMRAVE/ Shqipëria, sot në transfertë ndaj Norvegjisë (REZULTATET DHE RENDITJA)

Shqipëria e futbollit të femrave do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e fundit në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2023.

KOMBETARJA E FEMRAVE

Kombëtarja e Armir Grimës ka mbërritur të dielën në Oslo, ndërsa sot, në orën 18:30, do të përballet me Norvegjinë vendëse në stadiumin “Ullevaal”.

FSHF-ja njofton se stafi mjekësor është duke mbajtur nën monitorim mesfushoren Qëndresa Krasniqi dhe mbrojtësen Arbenita Curraj, që kanë pasur probleme fizike pas ndeshjes me Poloninë dhe ende nuk është vendosur nëse do të mund të jenë plotësisht të gatshme për këtë ndeshje.

Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e katërt të Grupit F me 10 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje, duke lënë poshtë në renditje Kosovën dhe Armeninë, ndërsa grupi kryesohet pikërisht nga Norvegjia.

Ky është edicioni ku Kombëtarja kuqezi ka marrë më shumë pikë gjatë kualifikueseve, duke shënuar një progres të rëndësishëm, qoftë në rezultate e qoftë në lojë.

KL (1)

Arena e Lajmit


KOMBËTARJA E FEMRAVE/ Shqipëria, sot në transfertë ndaj Norvegjisë (REZULTATET DHE RENDITJA)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook