“Pep më i miri në botë”, Lopetegui komenton sfidën ndaj Sitit: Edhe po na shkulën zemrat nuk do të dorëzohemi

Gjithë elozhe ishte trajneri i Seviljes, Hulen Lopetegui, për mikun e tij, Pep Guardiola, (me të cilin bashkëpunoi te Barcelona në vitet 1990) përpara duelit të sotëm me kampionët e Anglisë, ndeshja e parë e Champions-it në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Lopetegui

“Ne hyjmë në kompeticion me shpresa të mëdha. Është një turne në të cilin marrim pjesë prej tri vitesh radhazi dhe kemi treguar se e meritojmë që të jemi aty. Përballë do të kemi një kundërshtar të fortë, një prej më të mirëve në botë, dhe me Halandin ata janë më të rrezikshëm. Për mua Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Ai është shquar në të gjitha ekipet që ka drejtuar.

Është më e lehtë të drejtosh një skuadër fituese, por ne kemi treguar se jemi një skuadër e fortë, pavarësisht 1 pike në 3 javët e para. Nëse ata do të na shkulin mushkërinë dhe zemrën, ti duhet të krijosh një mushkëri dhe zemër të re dhe të vazhdosh të luftosh”, tha Lopetegui në konferencë.

Arena e Lajmit


“Pep më i miri në botë”, Lopetegui komenton sfidën ndaj Sitit: Edhe po na shkulën zemrat nuk do të dorëzohemi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook