“Shitblerja e votave është modernizuar”, aktivisti: Të rinjtë s’mund të blihen, janë lënë qëllimisht jashtë “Pakos së madhe”

Image 2023 01 16 162026843

Rigels Xhemollari, aktivist i “qendrës qytetare” deklaroi se studentet janë lënë jashtë “Pakos së madhe” me qëllim nga qeveria, pasi nuk shihen si një kategori që mund të ‘blihen’ për zgjedhjet.

Përmes një lidhje skype për rubrikën “Opinion” në News24 Xhemollari tha se shitblerja e votave është modernizuar tashmë. Ai theksoi se kategoria e studentëve nuk mund të blihet.

“Nëse do ta marrim paketën të sinkronizuar, kjo është paketë elektorale. Nuk është kompensim. Studentë janë lënë jashtë pakos, pasi studentët janë një kategori, pasi nuk anë të lehtë të votojnë, që t’i ‘blesh’. Shitblerja e votës është modernizuar tani. Tarifa e konvikteve nuk është përgjysmuar. Është vendim i anuluar. Karta e studentit është elektorale, pasi në muajt në vijim do të duhet të paguajnë. Paketa është dhënë për ata që punojnë shtet, dhe jo ata që punojnë në privat. Ky është justifikim që bëhet përballë kamerave. Ata janë lënë qëllimisht jashtë përfitimit me ‘pakon e madhe’.”, tha ai.

Ndërkohë, Gevio Tabaku, student dhe pjesë e “Qendrës qytetare” tha se tarifat e konvikteve për studentët nuk janë përgjysmuar, ndërsa shtoi se rritja e çmimeve tek ta ndihet.

“Çmimi i tarifës së konvikteve nuk është ulur. Nuk është përgjysmuar. Unë nëse do të paguaja tarifë të përgjysmuar do paguaja 30 mijë lekë, dhe jo 60 që paguaj. Karta e studentet do të ishte lehtësi për studentët. Vetëm dy pika janë plotësuar, që është përgjysmimi i tarifave. Në supermarkete ke vetëm 1% ulje.”, tha studenti.

Arena e Lajmit

“Shitblerja e votave është modernizuar”, aktivisti: Të rinjtë s’mund të blihen, janë lënë qëllimisht jashtë “Pakos së madhe”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook