Shpërndanin kanabis në lagje të ndryshme, pranga për dy të rinjtë në Shkodër

Shkoder

Dy të rinj janë arrestuar mesditën e sotme në Shkodër, pasi janë kapur duke shpërndarë doza kanabisi në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale B. V., 22 vjeç dhe B. D., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”.

Vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V., 22 vjeç dhe B. D., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa”, këta 2 shtetas, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. V., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Shpërndanin kanabis në lagje të ndryshme, pranga për dy të rinjtë në Shkodër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook