Te Bajerni vazhdon çështja e zëvendësuesit të Levandovskit, bavarezët nisin kontaktet me bomberin e Premier Ligës

Bajerni e mbylli këtë merkato të verës me disa goditje të bujshme siç ishin De Ligt dhe Mane, por pa arritur dot të transferonin një tjetër sulmues për të zëvendësuar të larguarin Levandovski. Sidoqoftë duket se ky plan nuk është larguar nga vëmendja e drejtuesve të klubit të cilët kanë nisur kontaktet për afrimin e sulmuesit të Totenhemit Herri Kejn në verën e ardhshme.

herri kejn

Sipas “Bild” drejtuesit e bavarezëve duken të bindur se anglezi do të jetë zgjidhja e duhur për të kompletuar repartin e avancuar dhe kanë nisur kontaktet me agjentin e tij të cilat do të vazhdojnë të pandërprera.

Kontrata e Kejn me Totenhemin përfundon në vitin 2024 me Bajernin që do të përpiqet ta përdorë situatën në favorin e tij për ta transferuar anglezin me një çmim të reduktuar.

Arena e Lajmit


Te Bajerni vazhdon çështja e zëvendësuesit të Levandovskit, bavarezët nisin kontaktet me bomberin e Premier Ligës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook