Të pamposhtur në transfertë, Çavi synon rekordin e Guardiolës te Barcelona

Çavi Hernandez ka pasur shembujt më të mirë të trajnerëve te Barcelona në kohën kur mbronte në fushë ngjyrat e katalanasve. Sot në stolin e klubit të tij të zemrës, spanjolli është në ndjekje të rekordit të njërit prej “mësuesve” të tij, atij të Pep Guardiolës.

cavi

Që nga emërimi i tij në drejtimin e Barçës në nëntor, Ksavi ka regjistruar 16 ndeshje pa humbje në transfertë në La Liga, duke arritur të shënojë 11 fitore dhe 5 barazime. Nga ana tjetër, Guardiola ka një ecuri pozitive prej 23 transfertash radhazi, një numër që edhe pse duket larg, nuk është i paarritshëm për Çavi që gjithsesi për të mbërritur rekordin e Pepit duhet të kalojë dy pengesa të konsiderueshme si madrilenët e Realit e Atletikos.

Përveç tyre, 6 ndeshjet e radhës në kampionat të Barçës përfshijnë edhe Kadizin, Majorkën, Valencian dhe Osasunën, që mund t’i sigurojnë 42-vjeçarit parakalimin e Guardiolës.

Arena e Lajmit


Të pamposhtur në transfertë, Çavi synon rekordin e Guardiolës te Barcelona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook