Telashe për Lacion/ Gjykata ndëshkon yllin e skuadrës, e shpall fajtor për…

Sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile është shpallur fajtor për evazion fiskal nga Gjykata Financiare e Romës lidhur me çështjen e transferimit të tij nga Juventusi te Xhenoa në vitin 2012.

IMOBILE

 

Sipas gjykatës në këtë transferim të sulmuesit italian nuk janë deklaruar të dhënat e sakta që kanë marrë agjentët nëpërmjet komisioneve për shkak se nuk ishin të regjistruar në mënyrë korrekte në sistemin e deklarimit të të ardhurave përsa i përket sportit në Itali.

Në çështje është i përfshirë dhe djali i Luçiano Moxhit, i cili ishte personi që trajtoi këtë transferim mes dy skuadrave të Serisë A.

Mbetet për tu parë masa administrative që do të merret ndaj Imobiles ku pritet të mësohet shumë e dëmshpërblimit që sulmuesi duhet të paguajë.

Arena e Lajmit


Telashe për Lacion/ Gjykata ndëshkon yllin e skuadrës, e shpall fajtor për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook