U transferua me bujë te zikaltërit në vitin 2015, rrëfehet Podolski: Bëra gabim që zgjodha Interin për…

Në janarin e vitit 2015, Lukas Podolski u transferua me bujë nga Arsenali te Interi, por paraqitjet e tij në 6 muaj me zikaltërit ishin larg pritshmërive të drejtuesve dhe tifozëve.

bc5bcdedc45b1c6e60b060852c6d3a05

Së fundmi, sulmuesi gjerman ka folur për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, për sfidën ku Interi do të përballet ndaj ish-skuadrës së tij, Bajernit të Mynihut dhe aventurën e shkurtër me klubin nga Milano:

“I kam ndjekur ndeshjet e Interit përpara se të luante në derbi ndaj Milanit dhe janë lojtarë shumë të aftë. Të shohësh Bajernin e Mynihut, nuk ka asnjë gjë të re.

Fitojnë gjithmonë, si në dekadën e fundit. Bajerni ka kualitete të mëdha.

E shkuara me Interin? Gabimi në vitin 2015 ishte që u transferova te Interi vetëm për 6 muaj. Huazimet nuk më kanë pëlqyer kurrë, kisha mbërritur edhe jo në formën e duhur.

Koha ishte e limituar për të treguar veten, por kam kujtime shumë të bukura.”, përfundoi 37-vjeçari gjerman që aktualisht aktivizohet në Superligën e Polonisë me Gornik Z ku deri më tani në këtë sezon ka luajtur në 4 ndeshje, por pa mundur të shënojë dhe asistojë.

– Arena e Lajmit


U transferua me bujë te zikaltërit në vitin 2015, rrëfehet Podolski: Bëra gabim që zgjodha Interin për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook