Kapet në flagrancë me mbi 3 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar në Cervia të Italisë, pasi është kapur me 3.3 kg kokainë në makinë.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të enjten e javës së kaluar. 25-vjeçari kishte fshehur kokainën në pjesën e poshtme të makinës, me synim tregtimin në fshatin Cervia. Shqiptari kishte rënë në sy të efektivëve pasi kishin marrë denoncime nga qytetarët e zonës, për shkak të lëvizjeve të shpeshta të të riut. Mësohet se i riu shqiptar ka qenë punonjës sezonal dhe mbi të nuk ka pasur akuza të mëparshme penale.

Gjatë kontrollit fizik të policisë në makinë, u gjetën dhe sekuestruan 3.3 kg kokainë, të ndarë në tre pjesë, vlera e së cilës shkon në 1100 euro.

I riu shqiptar ndodhet në paraburgimin e Ravenës, në pritje të marrjes së dënimit.

Kapet në flagrancë me mbi 3 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook