REPORTAZH/ Shehi “shtrydh” Tiranën, Xhixha lojtari i momentit

Bardheblutë kanë zbri tur dje në fushë për të zhvilluar seancën e parë stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Kastriotit, e cila do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00 në Kamzë.

TIRANA

Duke qenë se koha është më se e mjaftueshme deri në ditën e takimit, stafi teknik ka përfituar dhe ka “shtrydhur” ekipin duke drejtuar një seancë me ngarkesë të lartë për pothuajse të gjithë grupin, teksa ka zgjatur mbi 2 orë e gjysmë në fushën me bar natyral të kompleksit “Skënder Halili”.

SEANCA- Në dispozicionin e Kosta Janit, preparatorit atletik, lojtarët e Tiranës iu drejtuan një nxehmjeje të mirë, duke përfshirë pompat, hapjet me llastik të fortë, si për muskujt e këmbës dhe për ato abdominale. Në vijim ngarkesa vijoi me pengesa e pasime me top dhe pas një ore, lojtarët ishin gati për të kaluar te lojërat që udhëzonte trajneri Orges Shehi. Ritëm i lartë dhe luftë e fortë në fushë, aq sa në disa momente, zv.trajneri Karapici bërtiste: “Kujdes çuna, pa u dëmtuar”. Ky i fundit mori pjesë si lojtar dhe “peshkoi” bukur me një gol Visar Bekajn.

LOJTARI I MOMENTIT- Nga ana tjetër, lojtari i momentit te bardheblutë është Redon Xhixha, qe edhe në stërvitje, gjeti dy herë rrjetën, një prej tyre ishte ekzekutim perfekt nga jashtë zone, aq sa anësori festoi sikur shënoi në një ndeshje kampionati. I pandalshëm edhe në stërvitje, saqë në një moment merr edhe një goditje në kofshë, por që e kalon pa problem me sprajin ftohës.

Nga të gjithë lojtarët, Bruno Lulaj nuk vazhdoi me grupin, për shkak se nuk është në gjendjen e tij fizike më të mirë, kjo sepse mbrojtësi u bashkua vetëm pak ditë më parë me kampionët në fuqi dhe është mbrapa me përgatitjet. Në përfundim të lojës, atëherë kur futbollistët menduan se seanca mbaroi, për ta ishin programuar disa vrapime të tjera rreth mesit të fushës me ndryshim ritmi. Në fund, kur kishin kaluar rreth dy orë, një pjesë e mirë e lojtarëve iu drejtuan ambientit të brendshëm, për të vazhduar me ushtrimet e forcës në palestër.

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit


REPORTAZH/ Shehi “shtrydh” Tiranën, Xhixha lojtari i momentit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook