Rrugët e florinjta/ “Paguajmë për projekte që në fund dalin këllp”, eksperti i ekonomisë: Tenderat në këtë sektor, vendi më flagrant ku paraja publike shpërdorohet

Open 1

Në emisionin “Open” ne News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me “Rrugët e florinjta” dhe kostot e larta të ndërtimit të tyre në vendin tonë.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, i ftuar në studio, ka deklaruar se rishikimi i kostos së rrugëve është kthyer në një praktikë të njohur dhe se prej vitesh tashmë rrugët nuk përfundojnë kurrë me koston e projektit fillestar.

Ai ka shtuar se tenderat e rrugëve, janë vendi më flagrant ku paraja publike shpërdorohet dhe ku abuzohet me paratë e buxhetit të shtetit.

“Nëse do ndodhte një herë rishikimi i kostos së një rruge do ishte normale, lidhur me parashikimin fillestar. Kjo është një praktikë që ecën me të gjithë rrugët. Kardhiq-Delvinë u dyfishuar kostoja. Rruga e Qukës-Qafë Plloçë vijon prej 13 vitesh dhe as nuk është fare pran fundit.

Si ka mundësi që paguajmë para për projekte të tilla që janë në fund kallp. Kemi paguar ekspertizë për projekte që dolën të parealizueshme. Kjo është një qasje, një sjellje, jo një gafë momentale. Më tepër se sa për shkaqe realiste apo defekte në projekt është abuzim me paratë e shtetit.

Tenderat e rrugëve, janë vendi më flagrant ku paraja publike shpërdorohet. Pra projektet janë riparë pasi kanë qenë interesa të tjerë të lidhur. Më thoni një projekt që ka nisur e ka mbaruar në formatin e vet origjinal”, ka deklaruar ai.

Arena e Lajmit

Rrugët e florinjta/ “Paguajmë për projekte që në fund dalin këllp”, eksperti i ekonomisë: Tenderat në këtë sektor, vendi më flagrant ku paraja publike shpërdorohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook