Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti.
Në një mesazh në “Facebook” Meta theksoi se sot nderohet kujtimi dhe vepra frymëzuese e simbolit të përbashkët.
MESAZHI I METËS
Në 555-vjetorin e kalimit në përjetësi të Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë” nderojmë sot kujtimin dhe veprën frymëzuese të simbolit tonë më përbashkues në mbrojtje të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe identitetit tonë kombëtar. Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar do të mbetet përherë krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!