Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili përfaqëson Italinë, Luis Hasa, ka qenë protagonist për Juventus U19 në sfidën përballë PSG-së për “UEFA Youth League”.
18-vjeçari realizoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 77’, për të çuar shifrat në 5-2.
Gjithsesi kjo gjë nuk shërbeu që bardhezinjtë e rinj të merrnin të paktën një barazim, me rezultatin që u mbyll me shifrat 5-3.
Kujtojmë që Luis Hasa është një nga ata lojtarë që menaxhohet nga ish-legjenda e Romës, Françesko Toti.
Arena e Lajmit