Alarm te Partizani, gjashtë lojtarë bëjnë me “dhimbje koke” trajnerin Kolela

Dëmtimet vijojnë të jenë një problem shumë serioz te Partizani.

PARTIZANI

Megjithëse gjithçka ka shkuar mirë për sa i përket rezultatit, trajneri Kolela është i sigurt se nuk do ta ketë ekipin të plotë në ndeshjen ndaj Erzenit, të dielën.

Ditën e djeshme ekipi u kthye në fushë pas fitores së fundit ndaj Bylisit me shifra minimale.

MUNGESAT – Ajo që ra më së shumti në sy ishin mungesat e shumta në kampin e kuq.

Alban Hoxha nuk ishte i pranishëm dhe ishte zëvendësuar nga një prej portierëve të ekipit të të rinjve.

Gardiani është lënë pushim ditën e djeshme nga stafi teknik për arsye personale. Sot pritet të jetë në stërvitje.

Një tjetër mungesë e rëndësishme ishte edhe Viktor da Silva. Braziliani ishte i pranishëm në kompleks, por nuk u stërvit me skuadrën.

“Panorama Sport” mëson se braziliani ka punuar në palestër ditën e djeshme për shkak se vuan me rrëzat e kofshëve, një problem që e shoqëroi edhe pas ndeshjes ndaj Laçit.

Mbetet për t’u parë se sa kohë do t’i duhet brazilianit për t’u rikuperuar. Për momentin ndeshja me Erzenin është në rrezik.

Marçelino Preka ishte në stol ndaj Bylisit, por trajneri Kolela nuk e aktivizoi.

Shkodrani nuk ishte pjesë e skuadrës në stërvitje.

Burime për gazetën bëjnë me dije se ai ka një problem muskulor, që pritet ta kalojë gjatë javës dhe me shumë mundësi do të jetë në dispozicion ndaj Erzenit, duke pritur që Kolela t’i japë shansin e debutimit.

Mungesa tjetër ishte Matondo, i cili u dëmtua në minutat e fundit ndaj Bylisit.

Kongolezi ka marrë një goditje në kavilje dhe i është dashur të punojë i veçuar në palestër.

Dëmtimi i tij nuk është i rëndë, por rreziku ekziston. Hoti gjithashtu ka një problem në kavilje. Ai mori goditje në stërvitje gjatë javës së shkuar dhe mungoi me Bylisin, teksa mund ta bëjë këtë edhe ndaj Erzenit, një kundërshtar mjaft delikat, duke parë paraqitjet e deritanishme.

Mensah vijon periudhën e riaftësimit dhe pritet të jetë gati rreth fundit të shtatorit.

Lajmi i mirë ishte rikthimi i Aristoteles Romero, i cili pati probleme në gju.

Venezueliani u stërvit normalisht me ekipin.

STËRVITJA – Kolela kujdeset shumë për lojën sulmuese të skuadrës.

Në pjesën e fundit të seancës, italiani organizoi një minindeshje, e cila rezultoi të ishte mjaft e luftuar dhe u shënuan nëntë gola.

Ajo që ra më së shumti në sy ishin fjalët më të përdorura nga Kolela gjatë seancës stërvitore: “bravo”, përmes së cilës u jepte zemër lojtarëve që bënin veprimet e duhura dhe “atack” (sulmo).

PAR (1)

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Alarm te Partizani, gjashtë lojtarë bëjnë me “dhimbje koke” trajnerin Kolela

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook