“Askush nuk e do bashkimin në PD”, Gjekmarkaj: Grupi i Alibeajt ka 8-12% mbështetje, ne nuk fituam kur ishim të gjithë bashkë, tani…

Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë për “Panorama TV”, ka bërë një ‘skaner’ të situatës brenda kësaj force politike, sidomos në një kohë kur vendi ndodhet pak muaj para zgjedhjeve lokale.

Gjekmarkaj nënvizoi rëndësinë e një bashkimi të kësaj partie, teksa duke iu referuar grupit të Enkelejd Alibeajt, tha se “në sondazhe, shkon nga 8-12 % mbështetja, pra ka një elektorat që i rri pas këtij grupi që ka mbajtur një qendrim të caktuar ndaj Berishës”.

“Një parti e tillë që para një viti e gjysmë nuk fituam kur ishim të gjithë bashkë si parti me program e përpjekje mendo tani kur jemi me dy pjesë. Njëra më e madhe e tjetra më e vogël. E domosdoshme së pari bashkimi, e gjetja e një formule që na bën atraktivë me qytetarët”, tha deputeti demokrat.

Por Gjekmarkaj e sheh problemin tek “liderët” e këtyre pjesëve të PD.

“Asnjëra pjesë nuk do as bashkëpunim as bashkim në thelb, ndaj kjo situatë më bën të rri i tërhequr e mos kontribuoj në degradimin e mëtejshëm të PD. Fati i PD varet nga vullneti i cdo individi që militojnë në parti, nga politikanët, deputetët ata që drejtojnë, nëse nuk ndodhin këto nuk e shoh të mirë situatën në PD. Ky bashkim PD i duhej shumë më herët. Jemi shumë vonë, bashkimi i duhet sot, neser. Pasnesër është sërish vonë në kuptimin e kohës bashkimi duhet një orë e më parë.

14 maji, thembra e Akilit, dilema të mëdha ku një pjesë quhet PD zyrtare një pjesë quhet partia e foltores, delegjitimojnë e nuk pranojnë njëra tjetrën. Në thelb janë interesa personale të ngushta që e kanë cuar PD drejt këtij fragmentimi. Opozita duhet të kishte dalë me një kandidat”.

“Askush nuk e do bashkimin në PD”, Gjekmarkaj: Grupi i Alibeajt ka 8-12% mbështetje, ne nuk fituam kur ishim të gjithë bashkë, tani…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook