Milani nuk arriti të dilte me 3 pikë nga transferta austriake ndaj Salcburgut, teksa barazoi me shifrat 1-1, gjithsesi kuqezinjtë duhet t’i gëzohen një rekordi të vendosur për sa i përket mbajtjes së topit.
Plot 65.1% ishte posedimi i topit nga Milani, një shifër rekord kjo, i regjistruar ndonjëherë në Champions nga skuadra kuqezi, që nga sezoni 2003-2004, kur faqja e specializuar e të dhënave, OPTA, filloi t’i mbledhë dhe t’i analizojë ato.
65.1% – #ACMilan recorded a 65.1% ball possession percentage, their highest such ratio in a #ChampionsLeague game since 2003-04 (since Opta collected this kind of data). Administration.#SalzburgMilan #uefachampionsleague
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) September 6, 2022