Futbollisti me origjinë shqiptare, Arijan Ademi, i cili luan për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, është shpallur lojtari më i mirë në ndeshjen mes Dinamo Zagrebit dhe Çelsit, ku bëri debutimin në Champions edhe Armando Broja!
Ademi si kapiten i çoi “blutë” nga Zagrebi drejt një fitoreje të bujshme 1-0 ndaj ish-kampionit të Europës, apo skuadrës me vlerë gati 800 milionë euro. Edhe pse diferencat në letër mes Dinamos së Zagrebit dhe Çelsit janë të frikshme, skuadra kroate arriti të bënte surprizën e madhe.
“Ne treguam se jemi një ekip i fortë. Kjo dihej më parë, por tani e demonstruam kundër një kundërshtari të fortë. Luajtëm mirë me pak gabime. Petkoviç dhe Orsiç ishin fantastikë. Mendoj se e merituam fitoren”, tha Ademi pas ndeshjes.
Arena e Lajmit