Humbi vëllain dhe nipin 11 muajsh, aktorja me famë botërore: Jam e shkatërruar

Sharon Stone, e cila ka arritur suksesin që kolegët e saj vetëm mund të ëndërrojnë, është shkatërruar nga vdekja e parakohshme e vëllait të saj Patrick, 57 vjeç, dhe nipit të mitur River.

Aktorja 65-vjeçare humbi vëllain e saj të në shkurt pasi ai pësoi një atak të papritur në zemër,  vetëm 18 muaj pasi djali i tij 11-muajsh River vdiq nga dështimi i organeve.

“Është thjesht shkatërruese”, tha Sharon Stone për Daily Mail. “Thjesht po përpiqem ta marr çdo ditë siç vjen”.

Sharon tronditi fansat në Instagram kur njoftoi vdekjen e vëllait të saj më të vogël Patrick në shkurt.

“Përshëndetje të gjithëve, ky mesazh është për të konfirmuar se, po, ne humbëm vëllanë tim, Patrick Joseph Stone, nga një atak në zemër”, tha ajo.

Aktorja foli edhe për vdekjen e nipit të saj të vogël River, i cili ishte vetëm 11 muajsh kur vdiq nga dështimi i shumëfishtë i organeve në gusht 2021.

“Po, ai është babai i Riverit, të cilin e humbëm vitin e kaluar në moshën 11 muajshe,” tha ajo.

Ai ka lënë pas gruan e tij Tasha dhe djalin e tij Hunter dhe vajzën e tij Kaylee.

 

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Humbi vëllain dhe nipin 11 muajsh, aktorja me famë botërore: Jam e shkatërruar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook