“Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani, vagabondët e qeverisë së parë…”, Shehi kritika të forta për koncesionet: T’i bllokojmë!

Dash Shehi

Deputeti opozitar Dashamir Shehi ka lëshuar një lumë me kritika në drejtim të qeverisë së kaluar dhe kësaj aktuale sa i takon kontratave të koncesioneve.

Nga Komisioni i Ekonomisë, Shehi e nisi që nga Rapiskani, që e cilësoi një skandal duke fajësuar qeverinë e para 2013-ës dhe maxhorancën e sotme. Ai propozoi që të bllokohen këto kontrata dhe mos të jepen më në një kohë kur këto procedura nuk aplikohen nga BE.

“Po ju them disa komisione, Rapiskani, që s’kishte as Rapi as Skani. U shit për 500 mijë lekë. Është turp i madh për qeverinë. Ato kamionët që kalojnë me drogë, nga Rapiskani kalojnë. Kjo se zhvesh nga përgjegjësia këtë qeveri dhe atë qeveri që ka qenë 1 vit më parë në 2013. Nëse kishte vagabondë në atë qeveri më parë, që besoj se ka pasur, ju duhet ta kishit rregulluar këtë gjë. Kjo linjë është koncensionarëve ka qenë dhe më parë, por është amplifikuar. Rapiskani kishte një gjë të çuditshme, që ia kishin varur në shpinë biznesmenë, dhe jo shtetit. Ndërsa me këto kontrata paguan shteti. Do e ktheja dhe një herë atë Rapiskanin, do paguaja parët për policinë. Nëse si paguajnë vetë, paguan droga. Këto vite ka pasur shumë koncesione të çuditshme, sa që nuk i justifikojmë dot. Çdo kontratë koncensionare, megjithëse kemi bërë një ligj, mund të bëjmë dhe propozimet e zonjës Tabaku, duhet të jetë përgjegjësi kolektive. Ne ngremë duart kundër ju pro në Kuvend. Bëhet kontratë parlamenti dhe sado i mençur te jetë ky institucion, s’ka aftësi. Edhe me dash të hetojmë ne nesër, s’ka ça bëjmë më.

Duhet të të futemi në burg, se ne e kemi bërë ligj. Ata që shpërndarjnë paret vjedhin me ligj. Kam dyshimet e mia që s’ka për t’u bërë. Përpara se të jetë ligj financiar, është ligj interesat, por për hir të Europës mund të bëhet diçka. Ai kryeministër që ka kurajo që t’ja japë tokën e Shqipërisë dhe naftën duhet të mbajë përgjegjësi. Jam pro ligjit të Tabakut, ta shohim me kujdes. Nëse do ishim të ndershëm, pyesim a e do Europa? E votojmë sot. S’ka më koncesione, vetëm kur të miratojë Europa. S’ka ndonjë urgjencë më këtu, se ça është dhënë është dhënë. Ligji është i përbashkët për Europën. Ne jemi vend fukarenjsh dhe konvencione do të thotë se unë të jap ty ujin dhe ti bën HEC. Unë të jap kavon e malit dhe ti bën beton. Unë të jap mineralin dhe ti e eksporton. Vendet e pasura japin shërbimet me koncesion se kanë paret. Ne bëjmë krejt të kundërtën. Koncesionet e qeverisë kanë marrë nga 80-90 mln. Kur hyn një 100 lekësh në tender del me 80 lekë puna. Një vepër që bëhet me garë koncensionare është me vlerë dyfish. Ç’nevojë kemi ne? Ça është kjo urgjencë që kemi për koncesionet. Rrugët, sikur mermer të kishim shtruar s’do bënin kaq. Kur është diskutuar Rruga e Arbrit me kompaninë kineze, thamë; sa shtrenjtë. Iu turrëm dhe Koços. Rruga është atje, koncensionare dhe s’ka mbaruar akoma. Shifrat e koncesioneve, të shpërndara ndër vite, të ripara projektet, i kanë prurë këtu. Ka një tufë që kërkojnë koncesione të tjera dhe ne do jemi këtu vitin tjetër që të numërojmë paret. S’po zbres te nenet, pasi dhe këtu kam ca fjalë. Koncesionet shkeljen dhe janë shkelur dhe nga qeveria e mëparshme. Ndaj them; e bllokojmë sot dhe e bëjmë si gjithë Europa.”, tha Shehi.
Arena e Lajmit

“Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani, vagabondët e qeverisë së parë…”, Shehi kritika të forta për koncesionet: T’i bllokojmë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook